Muriqi i dhuron fitoren Mallorcas, pas supergolit vlerësohet me notën më të lartë

Futboll 19 Prill 2022 21:01

Dy skuadrat që po luftojnë për mbijetëse në La Liga, Mallorca dhe Alaves u takuan sontenë Mallorca Estadi, shkruan Insporti.

Startues në këtë takim padyshim që ishte sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili arriti ta realizojë golin e fitores.

Reprezentuesi kosovar shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0. Ky është goli i katërt i Vedat Muriqit në La Liga me fanellën e Mallorcas, ndërsa ka shtuar edhe një asistim.

Nga Sofa Score, Muriqi u vlerësua me notën më të lartë 7.2

Mallorca aktualisht është në vendin e 16-të, me 32 pikë, kurse Alaves mban pozitën e fundit me 25 pikë.

Mallorca siguroi një rikthim në La Liga duke përfunduar e dyta në Segunda Division sezonin e kaluar dhe ata po përpiqen që të qëndrojnë në La Liga për  herë të parë që nga viti 2013.

Ndryshe, ndeshjen e ardhshme Mallorca takohet me Barcelonën.

/Insajderi.org

-->