Muriqi i propozon Fenerbahces që ta transferoj futbollistin e Kosovës

Kombëtarja 30 Maj 2020 14:51

Vedat Muriqi i ka propozuar skuadrës së tij, Fenerbahçe, që ta transferojë Elbasan Rashanin për pozitën e sulmuesit të krahut të majtë.

Këtë e kanë bërë të ditur media të shumta të Turqisë të shtunën. Muriqi ka gjasë që të largohet nga Fenerbahçe në verë, pasi po kërkohet nga shumë skuadra të ligave të mëdha evropiane. Por një tjetër reprezentues i Kosovës mund të bashkohet me gjigantin turk, raporton Koha.net.

Rashani (27) luan për Oddin në Norvegji, kurse ka kontratë deri në fund të këtij viti.

“Muriqi mendon se bashkëlojtari i tij në përfaqësuese, vlera e të cilit është 500 mijë euro, do të përshtatet lehtë te Fenerbahçe dhe do të jap kontribut të çmuar. Kontrata e Rashanit përfundon në fund të vitit dhe mund të transferohet për çmim të lirë”, ka shkruar “Fanatic”.

-->