Muriqi ka një falënderim të veçantë për bashkëlojtarin që e lejoi ta ekzekutonte penalltinë
Futboll
05 Shkurt 2022
22:54

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi pati një debutim ëndrrash sot në La Liga, duke ia dhuruar fitoren ekipit të tij.
Pas dy paraqitjeve me ekipin spanjoll, Vedat Muriqi ka arritur të bëjë paraqitje mbreslënëse. Teksa sot forma e tij e mirë u përkthye edhe në gol.
Muriqi e falënderoi bashkëlojtarin e tij Salva Sevilla, kjo për faktin se ai e lejoi të gjuante penalltinë e dytë.
“Faleminderit për dhuratën, vëlla”, shkruajti sulmuesi kosovar.

Mallorca triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Cadiz, dhe rënditet në pozitën e 17’të me 23 pikë.
/Insporti.com