Muriqi ka realizuar golin e barazimit për Fenerbahcen (VIDEO)

Futboll 24 Gusht 2019 22:30

Vedat Muriqi ka realizuar gol për ti barazuar shifrat në ndeshjen Istanbul Basaksehir – Fenerbahce.

Ishte minuta e 77-të kur Muriqi e barazoi rezultatin në 1:1.

Paraprakisht për vendësit gol kishte realizuar Enzo Crivelli në minutën e 32-të.

Kujtojmë që Muriqit i ishte anuluar një gol në këtë takim për shkak të pozicionit jashtë loje.