Muriqi kritikohet për paraqitjen e tij nga Veronës: “Nuk arriti të kontrollonte topin”

Futboll 13 Prill 2021 15:22

Vedat Muriqi vazhdon të kritikohet për paraqitjet e tij në Serie A me fanellën e Lazios, shkruan Insporti.com.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës zhvilloi 22 minuta nga banka rezervë në fitoren e madhe të Lazios ndaj Hellas Veronës.

Muriqi luajti vetëm nga minuta e 68-të duke e zëvendësuar Caicedon.

Sipas Jerry Mancinit, paraqitja e Muriqit ishte e dobët në këtë ndeshje.

“Gjëja e vetme negative në fitoren e Lazios ndaj Hellas Verona ishte Vedat Muriqi. Ai nuk arrinte ta kontrollonte topin. Ashtu siç kanë thënë Itafootpod, Muriqi është nënshkrimi më skandaloz i sezonit”, ka shkruar Mancini.

Lazio fitoi ndeshjen me rezultat 3:4 në një ndeshje shumë të vështirë në udhëtim në kuadër të xhiros së 30-të.

Vedat Muriqi i kushtoi plotë 20 milionë euro skuadrës nga Serie A. Ai ka shënuar vetëm dy gola te klubi i Lazios.

-->