Muriqi mbërrin në Spanjë: Jam shumë i lumtur që jam këtu…

Futboll 29 Janar 2022 22:42

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi tashmë ka shkelur në tokën spanjolle dhe nesër pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Mallorcan.

Mediet spanjolle kanë shkruar për mbërritjen e tij në Spanjë derisa edhe kanë marrë opinionin e parë të sulmuesit të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e skuadrës” – tha Vedat Muriqi pas mbërritjes në Spanjë.

Muriqi ka kaluar te Mallorca nga Lazio si huazim për gjashtë muaj.

/Insporti.com

-->