Muriqi me postim emocional para ndeshjes me Çekinë

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 17:13

Vedat Muriqi u ka uruar suksese bashkëatdhetarëve të tij për ndeshjen kundër Çekisë në Plzen, shkruan Insporti.com.

Muriqi u grumbullua për këtë dy ndeshjet e Kosovës, madje edhe stërviti të hënën mbrëma, por nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi që pësoi në ndeshjen e fundit me Fenerbahce.

Së fundmi Muriqi është lajmëruar në rrjete sociale derisa i ka uruar suksese Kosovës.

“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Vedat Muriqi në rrjetin social Facebook.

25-vjeçari në fanellën e Kosovës i ka realizuar gjithsej tetë gola.

Image

-->