Muriqi merr lajmin e madh për Bajram: Do të bëhet baba për herë të dytë

Kombëtarja 24 Maj 2020 23:38

Vedat Muriqi do të bëhet baba për herë të dytë.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Fenerbahçes, Vedat Muriqi, ka marrë një lajm të gëzueshëm në festën e Fitër Bajramit.

Sulmuesi prizrenas do të bëhet baba për herë të dytë.

Gruaja e Vedatit, Edibe Muriqi ka njoftuar se ata janë në pritje të një fëmije.

Ajo e konfirmoi lajmin përmes rrjetit social ‘Instagram’.

“Le të presim parashikimet e gjinisë”, ka shkruar ajo.

-->