Muriqi mund të transferohet te sensacioni i Premierligës

Kombëtarja 09 Dhjetor 2019 17:24

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të njohura të Premierligës.

Pas Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, prizrenasit ia ka vënë syrin edhe Leicester City, që po e kalon një kalon fantastik në kampionatin anglez.

Forma e shkëlqyeshme të cilën po e shfaq këtë sezon, por edhe atë të kaluarin, ka bërë që Vedat Muriqi të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Për sulmuesin kosovar flitej se janë duke e vëzhguar dy klubet angleze, Tottenhami e Manchester United, të cilët e kishin ndjekur përmes skautëve të tyre në ndeshjen Angli – Kosovë, e cila kishte përfunduar 5:3 për “Tre Luanët”.

Mirëpo, e përditshmja turke HaberGlobal shkruan se interesim për sulmuesin prizrenas së fundmi ka shfaqur edhe Leicester City, që momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në Premierligë.

-->