Muriqi në Spanjë, po u nënshtrohet testeve mjekësore

Futboll 29 Janar 2022 17:32

Sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi pritet që sot të kompletojë transferimin e tij te skuadra spanjolle Mallorca.

Ai tashmë ka mbërritur në Spanjë ku është duke iu nënshtruar testeve mjekësore, raporton RadioSei.

Sulmuesi kosovar dështoi që ta impresiononte trajnerin Maurizio Sarri këtë sezon, ku në 15 paraqitje në të gjitha garat për Lazion, nuk ka arritur të shënoj asnjë gol, ndërsa ka regjistruar vetëm një asistim.

/Insporti

-->