Muriqi nuk dënohet nga federata turke

Kombëtarja 23 Janar 2020 18:56

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces Vedat Muriqi, nuk do të ketë dënim shtesë për përjashtimin e tij në lojën e fundit ndaj Gaziantep FK.

Ishte folur se Muriqi kishte marrur kartonin e dytë me qëllim, por një teori e tillë nuk u pranua nga federata turke e futbollit.

Futbollisti kosovar do të jetë i gatshëm që në këtë vikend të luaj në ndeshjen kundër Basaksehir.

-->