Muriqi pas derbit me Galatasarayn: Te Fenerbahce u transferova për një arsye të veçantë

Futboll 29 Shtator 2019 11:08

Vedat Muriqi mbrëmë zhvilloi derbin e parë të Stambollit me fanellën e Fenerbahces kundër rivalit Galatasaray, shkruan Insporti.com.

“Gladiatori” Muriqi i cili ka bërë të gjithë për veti me golat dhe paraqitjet briliante të tij në kampionatin turk, megjithatë gjurmë në derbin e parë nuk arriti të lë.

Derbi i shumë pritur përfundoi baras pa gola. Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës ishte në fushë për 90 minuta, edhe pse nuk shënoi goli angazhimi nuk i mungoi.

Gjatë ndeshjes, Muriqi edhe u gjakos gjatë një dueli në ajër, derisa gjatë gjithë pjesës së dytë e barti fashën në kokë.

 

Pas ndeshjes prizrenasi foli për rrjedhën e lojës, duke thënë se ka dhënë maksimumin në këtë takim.

“Ne kishim ardhur këtu për fitore. Ne patëm disa raste, por nuk i konkretizuam. Unë dhashë maksimumin për këtë takim. Këto shkrime për transferime po më motivojnë më tepër. Shumë skaut po i përcjellin kudo në botë dhe kjo është natyrale”, vazhdoi tutje Muriqi.

25-vjeçari nuk ka shprehur dëshirën që të qëndrojë për shumë vite te Fenerbahce pasi dëshiron të bëhet legjendë e klubit.

“Unë në Fenerbahce erdha që të bëhem legjendë e ekipit. Shpresoj se këtu do të qëndrojë për shumë vite dhe do ta shkruaj emrin tim me tituj të fituar të kampionit”, përfundoi sulmuesi kosovar.

Muriqi deri më tani ka shënuar tre gola dhe dy asistime me fanellën e Fenerbahces. /Insporti.com/

-->