Muriqi për ‘dështimin’ te Lazio: Isha pa fat dhe nuk mujta me shfrytëzu rastin

Futboll 14 Shkurt 2022 19:18

Vedat Muriqi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në La Liga me ekipin e Mallorcas, shkruan Insporti.

Siç duket sulmuesi i Kosovës në Spanjë po e gjen formën e tij të mirë që e kishte para një kohe me klubin e Lazios.

Lidhur me “dështimin” e tij tek skuadra e Lazios, Muriqi ka folur në një intervistë në ‘Sporti në Klan Kosovë’, ku potencoi se nuk e kishte nisur mbarë aventurën tek Lazio.

“Isha tetë vjet në Turqi, ndrrova ambient, menjëherë me mësu gjuhën në ligë tjetër edhe para se me shku isha i lëndum, edhe vazhdova dy javë, tre javë dhe humba ndeshjet më të rëndësishme në jetën tem me Kombëtaren. Pastaj sa fillova mora prapë një lëndim, pastaj morqa Covid, nuk e fillova mirë.

“Por duhet të pranojmë edhe kur isha mirë, nuk e shfrytëzova rastin mirë. Por këta gjatë muajtë e fundit isha shumë mirë. Aq isha mirë sa menova që mos m’u largu edhe pse nuk po lujë” – tha Muriqi përcjell Insporti.

27-vjeçari Muriqi nuk arriti të bindë trajnerin Maurizio Sarri, duke mos shënuar një herë në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Ndryshe, Muriqi shkoi tek Mallorca nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje. Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahcen.

Ndërsa, Muriqi ka luajtur 37 ndeshje për Kosovën, në të cilat ka shënuar 18 gola.

/Insporti.com

-->