Muriqi publikon foto nga festa – yjet e Kombëtares e ‘bombardojnë’ në komente

Kombëtarja 20 Gusht 2019 09:55

Vedat Muriqi i është gëzuar jashtëzakonisht shumë golit të parë të tij me Fenerbahcen.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës e shënoi golin e parë me fanellën e Fenerit në Superligën turke mbrëmë, në ndeshjen ndaj Gazisehirit, shkruan Insporti

Muriqi shënoi për 2:0, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë 5:0, në ndeshjen e xhiros së parë në kampionat.

25-vjeçari postoi fotografi pas momentit të golit në rrjetet sociale, ku tregoi se është i lumtur me fitoren.

“Nisuni, bëhuni gati”, ka shkruar Muriqi në rrjetet sociale.

“Ne kemi ardhur”, ka shkruar mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, ku Muriqi i është përgjigjur “Ejani të gjithë”.

Ndërkohë, në foto kanë komentuar edhe Milot Rashica e Fidan Aliti.

Në mungesë të Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës që është në dyshim, Vedat Muriqi pritet të jetë arma kryesore e Kosovës për ndeshjet e shtatorit. /Insporti.com/