Muriqi shkoi në Fenerbahçe – shikoni si shënonte dikur Vokrri në këtë ekip

Futboll 09 Korrik 2019 12:22

Vedat Muriqi bëri transferin më të madh të karrierës së tij duke nënshkruar për Fenerbahçen, ku kaloi nga Rizespori. Për ish futbollistin e Lirisë dhe yllin e kombëtares së Kosovës, kjo do të jetë sfidë e veçantë për tu dëshmuar, meqë në Rizespor ishte ndër lojtarët më të dalluar të kampionatit turk.

Para Muriqit, për Fenerbahçen ka luajtur edhe Fadil Vokrri, legjenda e futbollit të Kosovës, ish kryetari i FFK-së dhe idhulli i shumë gjeneratave.

Vocrri në periudhën 1990 – 1992 shënoi 13 gola dhe asistoi 16 herë në garat e ligës elite turke për Fenerin, kurse paraqitje të suksesshme ka pasur edhe në garat e Kupës UEFA me këtë klub të madh nga Stambolli.

Insporti ju sjell pamjet nga shënimet e Vokrrit në Fenerbahçe, duke rikujtuar madhështinë e tij dhe duke pritur që Muriqi të vazhdojë të shkëlqejë në këtë klub.