Muriqi “shtanget” nga vendimi i trajnerit të Fenerbahces

Futboll 18 Dhjetor 2019 22:59

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shikuar bashkëlojtarët e tij nga banka rezervë në fitoren e Fenerbahces kundër Instanbulsporti me rezultat 2:0, shkruan Insporti.com.

Golat në këtë ndeshje që u zhvillua në fushën e Istanbulsporit u shënuan nga Jorgensen dhe Arslan në pjesën e dytë.

Ndeshja ishte në kuadër të Kupës së Turqisë dhe pas dy ndeshjeve të zhvilluara Feneri kualifikohet në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 6:0.

Në ndeshjen e parë Muriqi kishte shënuar një gol në fitoren 4:0.

Mos aktivizimi i Muriqit ishte zgjedhje taktike e trajnerit.

Vedat Muriqi në këtë edicion po kalon në formë jetësore.  Në 13-të ndeshje në të gjitha garat, futbollisti nga Prizreni i ka realizuar nëntë gola.

 

-->