Muriqi te kjo skuadër e madhe, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll 11 Prill 2019 19:07

Sulmuesi Vedat Muriqi është shumë pranë marrëveshjes me gjigantin e futbollit turk, Fenerbahce. Lajmi konfirmohet nga mediet turke, teksa zyrtarizimi duket i pashmangshëm.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Shpresave të Shqipërisë si dhe të Teutës së Durrësit e Besës së Kavajës, është duke shkëlqyer këtë sezon në kampionatin turk me skuadrën e Rizesporit, me të cilën ka arritur të shënojë 13 gola.

Ditët e fundit u raportua edhe për një interesim të Besiktashit, por me sa duket Muriqi ka zgjedhur Fenerbahcen, me të cilën pritet të bashkohet në sezonin e ardhshëm.