Muriqi titullar në takimin miqësor të Lazios, shënon njërin nga 10 golat e kryeqytetasve

Futboll 18 Korrik 2021 09:49

Skuadra e Lazios po kryen fazën përgatitore, dhe para fillimit të sezonit, lacialët kanë zhvilluar një miqësore me klubin amator, Top 11 Radio Club 103, të cilin e mposhtën me rezultat 10-0, shkruan Insporti.

Ndeshja u mbyll me shifrat 10-0 për skuadrën e Lazios, e ku titullarë ishin tre futbollistët shqiptarë. Në portë, luajti nga minuta e parë Thomas Strakosha, teksa nuk munguan edhe Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi, i cili arriti të shënonte njërin nga 10 golat e kryeqytetasëve.

Sulmuesi prizrenas iu përgjigj tifozëve të cilët e kritikuan dje, duke shënuar një nga golat në këtë duel. 

/Insporti.com

-->