Muriqi tregon si ndodhi rikthimi në fushën e lojës

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ndihet mjaft i lumtur për rikthimin e tij në fushat e blerta.
Muriqi u rikthye sot për të luajtur nga minuta e parë, ku shënoi dhe asistoi në takimin e Kupës së Turqisë ndaj Instanbulspor.
Muriqi pas ndeshjes zbuloi se si ai u rikthye më shpejtë se sa që mjekët e kishin parashikuar.
“Nëse do të luaja ndaj Malatya, rreziku im për lëndim do të rritej dhe do të isha jashtë fushave për 8 javë. Nuk ndjeva shumë dhimbje sot, jam më mirë çdo ditë”, tha Vedat Muriqi pas ndeshjes.
“Mjekët thanë që nuk mund të bënin asgjë për 5 javë. Unë shkova në stërvitje me ekipin në ditën e 21. Unë u riktheva 14 ditë më herët nga sa ishte planifikuar. Mjeku tha 5 javë. Faleminderit për ta”, vazhdoi Muriqi.
“Jam i lumtur, nuk luajta shumë, vetëm prisja rastin. Ne planifikuam të luaja 60-65 minuta, por unë prita të shënoj golin”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se trajneri i Fenerbahces e largoi Muriqin menjëherë pasi sulmuesi realizoi gol.
Ekipi i tij u poshtërua, Ljungberg ka këtë kërkesë për bordin e Arsenalit
E shqelmoi dorezën pas fishkëllimave të tifozëve, vjen paralajmërimi për Ozilin
Stadiumi nacional i Kosovës në Prishtinë apo në Drenas? Flet zyrtari i lartë i MKRS-së
Barcelona ankohet te federata spanjolle kundër VAR-it në barazimin ndaj Sociedadit
Të Popullarizuara
-
Ruiz në gjendje shokuese nga meçi me Joshuan
09 Dhjetor 2019 -
Rashica shëtit mbrojtjen e Bayernit dhe shënon eurogol (VIDEO)
14 Dhjetor 2019 -
Tifozët e Tiranës me mesazh tepër emocionues për Kosovën
13 Dhjetor 2019 -
Kush është kosovarja e vetme që e ndjek Ronaldo në Instagram
15 Dhjetor 2019 -
Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)
15 Dhjetor 2019 -
Këngëtaret shqiptare kapen “mat” pran Neymarit dhe Mbappes
12 Dhjetor 2019 -
Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri
12 Dhjetor 2019