Murray shpërthen në lot teksa komunikon tërheqjen! (VIDEO)

Tenis 11 Janar 2019 11:29

Një tjetër yll shkëputet nga bota e tenisit.

Andy Murray ka vendosur t’i thotë lamtumirë sportit që dashuronte më shumë. Britaniku organizoi një konferencë ku i përfshirë nga emocionet dhe lotët njoftoi se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga tenisi i luajtur.

31-vjeçari shpreson që fizikisht të jetë i aftë të zhvillojë edhe turneun e Wimbledonit e më pas të largohet, por gjasat janë të shumta që djaloshi nga Glasgoë të mënjanojë përgjithmonë raketën tenisit menjëherë pas “grand slamit” të Australisë që nis prej pak ditësh.

“Dhimbjet që ndjej në kockat e legenit janë shumë të mëdha dhe të papërballueshme. Dua ta mbyll në wimbledon por nuk e di nëse do ja dal të luaj deri atëherë, ezkiston mundësia që të tërhiqem menjëherë pas “Australian Open”.

Vërtetë emocionuese edhe disa nga arsyet se pse Andy Murray vendosi të braktisë sportin e zemrës.

“Po tërhiqem sepse dua të jem i aftë të kryej gjërat më normale pa ndjerë dhimbje, si psh të lidh këpucët, kam vërtetë shumë dhimbje dhe nuk jam në gjëndje të mirë, edhe ndërhyrja që kreva vitin e kaluar nuk më ka përmirësuar aspak, nuk dua të rrezikoj më shumë shëndetin tim”.