Musa Hajdari: E kemi ditur që do të jetë shumë vështirë për shkak të konkurrencës së madhe

Tokio2020 01 Gusht 2021 11:47

Atleti Musa Hajdari, garoi dje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, disiplina e 800 metrave, shkruan Insporti.


Hajdari pati kohën 1:48.96 minuta, që e rendit në vendin 43 nga 48 garues, pa pasur mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale.


Për Hajdarin ishte pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.

Pas diskualifikimit, Hajdari për faqen zyrtare të KOK, tha se e kishte ditur se do të jetë e vështirë për shkak të konkurrencës.

“E kemi ditur që do të jetë shumë vështirë për shkak të konkurrencës së madhe. E kemi ditur se është e vështirë të kalohet grupi, bazuar në evoluimin e rezultateve të viteve të fundit. Grupi që kisha ishte më i shpejti dhe kjo nuk më konvenoi në ritëm. Nuk ishte rezultati që e donim, sepse bazuar në matjet që i kemi pasur, është dashur të jem dy sekonda më shpejtë”, tha Musa Hajdari.

/Insporti.com


-->