Mustafi tregon diçka që askush nuk e di për Artetan

Futboll 22 Shkurt 2020 23:33

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka thurë lavdërime për menaxherin e tij, Mikel Arteta.

Mustafi ishte afër largimit nga Emirates pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Unai Emery, por gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Artetas.

Spanjolli i dha edhe një ndeshje tjetër si titullar dhe shqiptari ka filluar ta shpaguaj këtë besim, ndërsa nuk munguan fjalët e mira për trajnerin aktual.

“Edhe pse kam luajtur për shumë vite, po mësoj shumë nga Mikel. Ai flet për gjëra që nuk i kam dëgjuar më parë – gjëra të thjeshta, por gjëra që duhet të mbani mend. Futbolli është kaq i shpejtë dhe kaq i ndërlikuar këto ditë. Ka aq shumë sende sa duhet të mendosh se ndonjëherë filloni të harroni gjërat e thjeshta. Mikel po i rikthen gjërat në themel. Ende na duhet të punojmë në to shumë sepse ende e ndërlikojmë shumë jetën tonë. Unë mendoj se ai ka pasur një ndikim shumë të mirë në ekip”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

-->