Nadal e Barty fitues në Paris, kjo është renditja botërore pas Roland Garrosit

Tenis 12 Qershor 2019 09:43

Rafael Nadal e Ashleigh Barty triumfuan ditën e diel në Grand Slam të Roland Garros.

Sidoqoftë, në krye të renditjes botërore për meshkuj nuk ka asnjë ndryshim. Novak Djokovic ruan kreun te meshkujt në renditjen e ATP, madje i shkëputur ndjeshëm nga Nadal me mbi 4.500 pikë.

Ndërsa te femrat vazhdon të udhëheqë tenistja japoneze Naomi Osaka, me 250 pikë më shumë se Barty.

Te femrat rivaliteti është shumë i madh, teksa tenistet janë shumë pranë njëra-tjetrës, ndërsa te meshkujt tenistët duket se kanë konsoliduar pozitat e tyre.

Renditja, Top 5 meshkuj

1-Novak Djokovic, 12.715 pikë

2-Rafael Nadal, 7.945 pikë

3-Roger Federer, 6.420 pikë

4-Dominic Thiem, 4.685 pikë

5-Alexander Zverev, 4.360 pikë

Renditja, Top 5 femra

1-Naomi Osaka, 6.377 pikë

2-Ashleigh Barty, 6.125 pikë

3-Karolina Pliskova, 5.685 pikë

4-Kiki Bertens, 5.345 pikë

5-Petra Kvitova, 4.925 pikë