Nadal e nis me fitore në Wimbledon

Tenis 03 Korrik 2018 21:13

Pas startit pozitiv të Roger Federer, që është edhe favoriti kryesor për ta fituar turneun, edhe Rafael Nadal (numri 2) e nisi më këmbë të mbarë Wimbledonin.

Në ndeshjen e tij të parë të grand slemit të tretë sezonal, spanjolli mposhti lehtësisht izraelianin Dudi Sela, 3-0 me sete (6-3, 6-3, 6-2).

Numri 128 në renditjen e përgjithshme bëri pak rezistencë. Nadal humbi vetëm një lojë me shërbimet e tij në fillim të setit të tretë, po rikuperoi shumë shpejt duke e mbyllur sfidën në 1 orë e 52 minuta lojë.

U kualifikuan në raundin tjetër edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Del Potro, Nishikori, Zverev, Kyrgios dhe Lopez, ndërsa Verdasco nuk ia doli përballë amerikanit Tiafoe (3-1).