Nadal e qëlloi vajzën në fytyrë e më pas e puthi (VIDEO)

Tenis 23 Janar 2020 20:29

Rafael Nadal, aktualisht tenisti numër një në botë, gjatë meçit të sotëm me Federico Delbonis, e ka qëlluar me top në fytyrë një vajzë që i blidhte topat.

Goditja ishte relativisht e fortë, prandaj Nadal menjëherë ka vrapuar në drejtim të saj për të parë nëse ajo është mirë.

Vajza vetëm i ka buzëqeshur, ndërsa tenisti spanjoll e ka puthur në faqe.

Pas meçit Rafa e ka pranuar se ishte tmerruar derisa e pa se vajza është mirë.

“Sinqerisht isha i tmerruar për të. Topi ishte mjaft i shpejtë dhe e qëlloi në kokë. Ajo është një vajzë shumë trimëreshë”, ka thënë Nadal.

-->