Nadal i sinqertë, tregon tifoz i kujt ishte në finale të Australian Open

Tenis 06 Shkurt 2020 16:40

Rafael Nadal u eliminua në gjysmëfinal të Australian Open nga tenisti austriak Dominic Thiem, për të cilin spanjolli pranon se ka bërë tifo në finale. Gjithsesi, në finale Thiem u mund 3-2 nga Novak Djokovic pas 4 orësh lojë, duke mos fituar dot grand slamin e parë në karrierë.

“Preferoja që Thiem ta fitonte atë finale. Gjithsesi, Novak u tregua shumë i aftë të bëjë diferencën dhe e fitoi me meritë turneun. Për momentin, është tenisti më i mirë në botë, këtë gjë e konfirmojnë shifrat e tij”, u shpreh Nadal, aktualkisht në vendin e dytë në botë, duke ia lëshuar kreun pikërisht Djokovicit.

-->