Nadal ka një lajm të keq për tifozët

Tenis 02 Janar 2019 22:14

Rafael Nadal, tenisti spanjoll, i cili gjendet në Australi, ku më vonë këtë muaj fillon Grand Slam Turneu i parë i këtij sezoni, duket se e ka situatën shëndetësore më të keqe se që mendohej.

Nadal ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga turneu në Brizben, për shkak të një lëndimi që e ka pësuar tash e sa kohë.

Nadal ka konfirmuar se i është nënshtruar rezonancës magnetike dhe është gjetur një strukturë në kofshën e tij të majtë, raporton Insporti, duke parafrazuar deklaratën e tij.

Spanjolli, i cili edhe vjet një kohë mbajti pozitën e parë në rang listën botërore, deklaroi se gjendja ka rrezik të përkeqëoshet dhe do të tërhiqet nga turneu në bazë të rekomandimit të mjekëve.

Australian Open fillon për dy javë dhe nëse nuk është në formë të përfundojë meçe në turne përgatitore, Nadal do ta ketë vështirë pjesëmarrrjen në këtë turne.