Nadal rikthehet për finalet e ATP, synon trofeun që nuk e ka ngritur kurrë

Tenis 05 Nëntor 2019 17:11

Rafael Nadal u desh të tërhiqej nga Paris Masters për shkak të dëmtimit, por ai do të jetë në gjendje të marrë pjesë në finale të ATP në Londër.

Pas skanimeve të hënën në Mallorca, numri një botëror ka mësuar se dëmtimi i tij nuk ishte aq serioz sa frikësohej.

Si i tillë, ai do të udhëtojë në Londër të mërkurën me trajnerin e tij Carlos Moya dhe ai do të përpiqet të fitojë titullin e vetëm të madh që nuk e ka ngritur kurrë më parë, ndërsa ai gjithashtu do të kërkojë të ruajë renditjen e tij numër një, përcjell lajmi.net.

Nadal është kualifikuar në këtë turne elitar 15 vjet me radhë, por u desh të tërhiqej për shkak të dëmtimit në gjashtë raste dhe nuk dëshiroi ta bëjë këtë për herë të shtatë.

Të vetëdijshëm për situatën e tij, organizatorët mund ta vendosin ndeshjen e parë të Nadal të hënën në vend të së dielës.

Pas këtij turneu, Nadal duhet të paraqitet në Davis Cup në Madrid, megjithëse Albert Ramos është në rezervë në rast se pëson ndonjë dëmtim.