Nadal u gjend në këtë situatë të frikshme pas triumfit në US Open

Tenis 11 Shtator 2019 16:53

Rafael Nadal triumfoi në US Open, duke arritur të fitojë turneun e 19-të Grand Slam.

Meëi final me Danil Medvedev zgjati pothuaj 5 orë. Tenisti spanjoll ishte i dërmuar, ndërsa gjendjen e tij e përshkruan trajneri Carlos Moya.

“Ishte një betejë mentale e jashtëzakonshme, një meç i vërtetë boksi. Pass meçit, Rafa nuk mund t’i vishte xhinset, pati nevojë t’i ndihmoja. Ai ishte ‘i vdekur’”, ka thënë Moya.

Ai mendon se përkundër lëndimeve të vazhdueshme, Nadal ende nuk e ka arritur kulmin.

“Rafa nuk e ka prekur kulmin. Ai mund të përparojë ende. Do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, në këtë nuk duhet të dyshojë askush”, ka shtuar Moya.