Nadali i bërtet gjyqtarit pasi rrëzohet kundër tenistit serb:“Do të na vrasin”

Tenis 17 Maj 2021 18:03

Numri 3 i botës nga Spanja, Rafael Nadali u tërbua pasi e përjetoi një rrëzim të dhimbshëm në tokë gjatë triumfit kundër tenistit serb, Novak Djokovic në Italian Open, transmeton Insporti.

Nadal vrapoi për ta zënë një top në përpjekje për ta bërë një goditje përreth rrjetës së fushës kundër rivalit serb dhe menjëherë pasi e goditi topin, ai mori në thua në njërën prej vijave të fushës dhe u rrokullis në baltë.

I mbuluar në dhe të kuq, Nadal kërceu dhe i bërtiti gjyqtarit Carlos Bernardes: “E pabesueshme, këto vija… do ta na vrasin në fund”.

Nadal përjetoi një të çarë në gju por ishte padyshim mirënjohës që rrëzimi nuk i shkaktoi dëme më të mëdha.

-->