Nadali kryen detyrën, Spanja e fiton Kupën Davis

Tenis 25 Nëntor 2019 17:43

Spanja fitoi për të 6-n herë në historinë e saj turneun e Kupës Davis (Davis Cup), eventi i ekipeve kombëtare për meshkuj në tenis.

Një turne që u zhvillua përgjatë gjithë javës në Madrid, ku në fund triumfoi kombëtarja vendase.

Në finale, skuadra spanjolle fitoi 2-0 ndaj Kanadasë. Në përbërje të kombëtares së Spanjës ishin Rafael Nadal, Feliciano Lopez dhe Roberto Bautista-Agut, që ia dolën mbanë të triumfojnë në shtëpinë e tyre.

Për Nadal, kjo është hera e pestë që e fiton këtë trofe, të cilin e ka ngritur më parë edhe në vitet 2004, 2008, 2009 dhe 2011.

Për fituesit edhe një premio pre 2.1 milionë dollarësh.

-->