Nagelsmann refuzoi Real Madridin

Futboll 14 Shkurt 2020 18:57

Julian Nagelsmann, trajneri i ri i RB Leipzig ka rrëfyer për ofertën e gjigantit spanjoll, Real Madrid dhe shkaqet që shtyen që ta refuzonte atë shkruan Insporti.com.

Real Madrid ishte i interesuar dhe kishte bërë ofertë konkrete pas largimit të Zidane në verën e vitit 2012. Por Nagelsman e ka refuzuar atë mundësi, siç pakkush mund të bënte dhe ai shpjegoi pse-në e këtij vendimi në një intervistë të dhënë për mediat angleze.

“Është normale që kur Real Madrid të telefonon, ti e mendon. Në fillim isha i çuditur, e peshova mendimin dhe nuk ndjehesha rehat me një vendim për të shkuar atje. Unë dua të përmirësohem. Nëse shkon te Real Madridi, nuk ke kohë të përmirësohesh si trajner.

Nuk ke mundësinë që të bëhesh një trajner më i mirë, duhet të jesh më i miri. Unë aktualisht nuk jam më i miri, por e pranoj që dua të jem një nga më të mirët ën të ardhmen. Nëse shkon te Real Madrid apo Barcelona, tifozët, media dhe të gjithë ata që marrin vendime, nuk të japin kohë të rritesh. Ata duan të shohin fitore në çdo ndeshje, tituj, trofe të Ligës së Kampioneve. Nëse nuk fiton, nuk mund të thuash ‘por unë jam ende i ri, po rritem“ – u shpreh Nagelsmann.

-->