Nainggolan mbetet pa dhëmbë nga ndeshja (Foto)

Futboll 26 Shkurt 2018 09:44

Ai njihet si një lojtar i fortë dhe agresiv pranë topit ndaj të tjerëve, por kësaj radhe e ka pësuar vetë.Përveç humbjes 0-2 ndaj Milanit, Radja Nainggolan ka patur edhe një eksperiencë tjetër të keqe mbrëmë.

Mesfushori belg, Radja Nainggolan ka humbur një dhëmb pas përplasjes fizike me mesfushorin Franck Kessie.

Goditja ishte në pjesën e parë, por ai vazhdoi ndeshjen normalisht pavarësisht se me një dhëmb mangët.

Megjithatë, sakrifica e Nainggolan nuk vlejti pasi Roma humbi 0-2. /Insporti.com

-->