Napoli bën goditjen e parë në merkaton e janarit, arrin marrëveshje me futbollistin e Unitedit

Futboll 01 Janar 2022 11:57

Napoli ka bërë një goditje të madhe që në start të vitit të ri.

Skuadra napolitane ka arritur akordin për transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Axel Tuanzebe.

Romano: Napoli in contract with Manchester United for Axel Tuanzebe

Marrëveshja me djajtë e kuq parashikon një huazim 6-mujor për vlerën e 800 mijë eurove, teksa Napoli ka ruajtur të drejtën e blerjes së plotë.

Tuanzeb, luajti disa ndeshje titullar me Ole Gunnar Solskjaer, por tashmë ka humbur pozitën e tij me trajnerin e ri dhe shpreson që me Napolin ta rigjej formën e tij të mirë.

-->