Napoli do ta ketë vështirë ndaj Juventusit, do të luaj pa Amir Rrahmanin, kjo është arsyeja

Futboll 05 Janar 2022 20:39

Napoli nesër do luaj ndeshjen e rëndësishme në Seria A kundër Juventusit.

“Napolitanët” që janë duke garuar për titull dhe kërkojnë vetëm pikët e plota, derisa “Zonja e Vjetër” kërkon të futet në top katërshe.

Sidoqoftë, Napoli në këtë takim do jetë me mungesa, e një ndër to është edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës – Amir Rrahmani.

Siç raporton ”Ansa”, Rrahmani se bashku me dy yjet e tjerë Zielinski dhe Lobotka kanë pasur kontakt me personat që kanë dal pozitiv me koronavirus, pavarësisht që janë të vaksinuar.

Ndërkohë, mediumet italiane gjithashtu thonë se Seria A do bëjë obligim që lojtarët që luajnë të kenë se paku njërën dozë të vaksinës kundër COVID-19.

-->