Napoli e shkatërron Liverpoolin në miqësoren parasezonale

Futboll 28 Korrik 2019 19:55

Napoli e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat të thellë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Skoci.

Liverpooli e ka zhvilluar ndeshjen e katërt rresht miqësore pa fitore, transmeton Insporti

Në takimin e luajtur në Edinburg të Skocisë, Napoli fitoi me rezultatin e thellë, 3:0.

Dy prej golave, ekipi i Carlo Ancelottit i realizoi në pjesën e parë.

Lorenzo Insigne fillimisht shënoi për 1:0 pas 18 minutave lojë, kurse epërsinë e napolitanëve e dyfishoi Arkadiusz Milik, në minutën e 29′.

Goditjen përfundimtare ekipit të Jurgen Klopp ia dha Amin Younes, që në minutën e 52′ shënoi për epërsinë 3:0 të Napolit.

Katër takimet e fundit miqësore, kampioni i Evropës i ka humbur (ndaj Napolit, Dortmundit dhe Sevillas) dhe një e ka barazuar (kundër Sporting Lisbonës). /Insporti.com/

https://www.youtube.com/watch?v=bqpyiUD06Xs