Napoli ende nuk i rinovon kontratën, tri klube të mëdha gati të mirëpresin Mertensin

Futboll 29 Mars 2020 23:16

Sulmuesi i Napolit Dries Mertens ende nuk ka rinovuar me klubin e kaltër.

Pavarësisht takimit që pati para disa javësh me presidentin e klubit Aurelio Di Laurentis, ende nuk është hedhur firma në kontratën e futbollistit belg.

Il Mattino shkruan se përveç Interit, Chelsea dhe Atletico Madridi janë dy skuadrat e tjera që kanë shfaqur interes për 32-vjeçarin. Ai kërkon të paguhet 6 milionë euro në sezon plus bonuset e tjera.

Futbollistit i skadon kontrata në qershorin e 2020 dhe pavarëisht kohës që po kalon, Napoli është i bindur se nuk do ta humbasë yllin e kombëtares belge.

-->