Napoli – Granada, Rrahmani nga minuta e parë

Kombëtarja 25 Shkurt 2021 18:37

Napoli do të kërkojë të hakmerret për humbjen 2:0 në ndeshjen e parë nga Granada në 1/16 e finales në Ligën e Evropës.

Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, napoletanët janë favoritë ndaj spanjollëve, mirëpo nuk do ta kenë të lehtë të rikthejnë epërsinë në favor të tyre.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë në fushë nga minuta e parë për italianët.

Ballafaqimi në fjalë fillon nga ora 18:55.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Rrahmani, Maksimovic, Koulibaly, Di Lorenzo, Fabian, Bakayoko, Elmas, Zielinski, Insigne, Politano.

Granada: Silva; Foulquler, German, Duarte, Neva; Montoro, Brice; Machis, Gonalons, Kenedy; Molina.

-->