Napoli humbet kundër Spezias – një hap mbrapa në luftën për titull

Futboll 22 Dhjetor 2021 23:02

Kur askush nuk e priste, Napoli ka bërë një gabim trashanik duke pësuar humbje në shtëpi ndaj Spezias.

“Napolitanët” humbën me rezultat minimal 0 – 1.

Ishte një autogol i Jesus që vulosi fitoren e mysafirëve pasi shënoi aksidentalisht në portën e vetë në minuten e 37-të.

Në përgjithësi, Napoli dominoi në çdo aspekt dhe këtë e gjë e dëshmojnë statistikat, ngase Spezia nuk kishte as edhe një gjuajtje në portë.

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri disa super ndalime në kundërsulmet e mysafirëve.

Pas kësaj humbje, Napoli bie në pozitën e tretë me 39 pikë, derisa Spezia renditët në pozitën e 17-të me 16 sosh.

-->