Napoli i kërkon Leipzig hapësirë të posaçme për cigare

Futboll 21 Shkurt 2018 14:21

Nesër në kuadër të ndeshjeve të dyta të fazës së 1/16 në Europa League, ballafaqimi në mes gjermanëve të Leipzig dhe italianëve të Napolit, ka prodhuar një lajm interesant por edhe të çuditshëm.

Napoli në takimin e parë në Itali, ishte mposhtur me rezultat 1-3 dhe duke mos besuar se do të mund ta kthejnë rezultatin, kanë vendosur që të paraqiten kryesisht me ekipin e dytë.

Për këtë “dhuratë” Leipzig, ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën ekipin napolitan, nga një kërkesë që kanë pasur për trajnerin Maurizio Sarri.
Italianët kishin kërkuar që në zhveshtore, të mundësonin një hapësirë ku Sarri do të mund të pinte duhan dhe ekipi gjerman i ka njoftuar se për ndeshjen e nesërme në “Red Bull Arena”, ka siguruar një hapësirë të tillë për trajnerin italian, në dhomat e zhveshjes.

Italiani 59 vjeçar, njihet si një duhanpirës kronik dhe shpeshherë ka ndodhur që ta ndez ndonjë cigare edhe në fushë, gjatë ndeshjeve të Napolit.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi se si ekipi i Leipzig kanë ndërtuar një hapësirë të posaçme, e përbërë prej disa mureve tre metra të gjatë dhe tre metra a gjysmë të gjerë, në mënyrë që trajneri Sarri të ketë pak privatësi në momentin e tymosjes së ndonjë cigareje aty këtu. Për këtë arsye, thuhet se në zhveshtoret mysafire janë fikur edhe detektorët e tymit, në mënyrë që italiani të mos i aktivizojë ato. /Insporti.com

-->