Napoli i ofron kontratë të re Elseid Hysajt

Futboll 22 Maj 2021 16:50

Elesid Hysaj dhe Napoli mund ta zgjasin bashkëpunimin edhe për disa vite.

Deri më tani dihej se mbrojtësi shqiptar do të largohet nga napolitanët, pas përfundimit të këtij sezoni.

Megjithatë, “Il Mattino” shkruan Napoli thuhet se tani është gati për t’i ofruar kontratë të re Hysajt, të cilit kontrata aktuale i skadon më 30 qershor 2021.

Sipas mediumit italian, mbrojtësi shkodran dhe agjenti i tij janë duke shqyrtuar mundësinë e zgjatjes së kontratës.

Elseid Hysaj u transferua tek skuadra e Napolit në vitin 2015. 

-->