Napoli – Lazio, dyfishohet rezultati brenda 5 minutave

Futboll 22 Prill 2021 21:14

Është duke u zhvilluar takimi përmbyllës i kësaj xhiroje mes Napolit dhe Lazios, një luftë direkte për kualifikim për në Ligë të Kampionëve.

Lorenzo Insigne ka zhbllokuar shifrat pas golit nga pika e bardhë në minutën e shtatë kurse pesë minuta pas golit të parë, ish lojtari i Inter, Marco Politano, me një gol të bukur nga jashtë 16 metërshi dyfishoi avantazhin për Napolitanët.

Napoli për momentin ka 63 pikë në vendin e katërt dhe i afrohet skuadrës së Juventus (pozita e katërt) në vetëm dy pikë. /Insporti.com/

-->