Napoli – Lazio, përfundon festivali i golave

Futboll 22 Prill 2021 23:01

Napoli arriti ta mposht konkurrentin direkt për Ligën e Kampionëve Lazion me rezultat 5-2, në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A.

Lorenzo Inzigne shënoi golin e parë nga penaltia në minutën e 7’të, i pasuar  nga Politano në minutën e 12’të.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin prej dy golave të Napolit.

Në pjesën e dytë, Napoli vazhdoi me paraqitje të mirë ku dhe Insigne shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin në minutën e 53’të pas një asistimi nga Hysaj.

Mertens shënoi në minutën e 65’të për golin e katërt.

Por, Lazio reagoi me dy gola të shpejtë me Immobilen dhe Milinkovic Savic, por ishte e kotë sepse Victor Osimhen e thelloi sërish rezultatin në minutën e 80’të.

Napoli tashmë i afrohet edhe më shumë Juventusit e cila është në vend të katërt me 65 pikë e Napoli ka 63. /Insporti.com/

-->