Napoli me dedikim special për Lionel Messin

Futboll 23 Shkurt 2020 23:30

Ekipi italian, Napoli, i ka kushtuar një video yllit të Barcelonës, Lionel Messi, duke e krahasuar me bashkëkombasin e tij, Diego Maradona.

Video është publikuar në faqen zyrtare të klubit napoletan në Twitter.

Përshkrimi shënon “Sao Paolo duke bërë historinë, Maradonna dhe Messi”.

Kujtojmë që klubi italian luan ndaj Barcelonës sfidën e raundit të 1-16 në Ligën e Kampionëve.

-->