Naser Ramaj e quan “kriminel” gjyqtarin Visar Kastrati

Futboll 17 Qershor 2020 21:34

Presidenti i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj, e ka quajtur “kriminel” pas ndeshjes Feronikeli – Ballkani, gjyqtarin kryesor Visar Kastrati, duke e akuzuar atë për eliminimin nga Digitalb Kupa.

“Heroi i Ballkanit sot ishte referi kryesor i ndeshjes Visar Kastrati, faktikisht ky ishte edhe turpi i futbollit kosovar, njeriu qe e shiti gjysëmfinalen e Feronikelit. Kjo që sot ndodhi ne futbollin kosovar i jep mesazh te qartë qdo skuadre se kotë investoni se janë referët ata qe vendosin se kush do fitojë ndeshjen. Kjo na bënë të qartë se drejtësi ne sportin kosovar nuk ka. Bëj thirrje organeve kompetente te hetuesis qe ta hetojnë këtë krimë te futbollit kosovar, nuk jem klubi i vetëm që po kërkojmë hetime shumica prej klubeve i kanë të njëjtat dyshime, ndersa hetuesia jonë heshtë po gjithashtu edhe Ffk. Ky është referi shitur, ky është edhe kriminel i futbollit të kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Image

Ndeshja Feronikeli – Ballkani e luajtur sot në Drenas, përfundoi me rezultat 1:1.

Ballkani kualifikohet në finale pasi që takimi i luajtur në Suharekë, përfundoi me rezultat 0:0.

Ballkani në finale do të përballet me Prishtinën. 

-->