Nate Diaz mposhtet, mjeku ndaloi ndeshjen për këtë arsye

Sporte luftarake 03 Nëntor 2019 08:59

Lufta më e pritur e MMA e vitit përfundoi në rrethana të diskutueshme, pasi Jorge Masvidal mposhti Nate Diaz.

Dy raundet e para i takuan Masvidalit duke e rrëzuar dy herë, por nuk arrinte ta përfundonte ndeshjen.

Diaz ishte gati të fillonte raundin e katërt, por mjeku zyrtar i UFC përfundoi luftën në favor të ‘Gamebred’.