Nate Diaz: Titullin e “gangsterit” e shpika unë, të tjerët janë pas meje

Sporte luftarake 31 Tetor 2019 13:42

Eventi UFC-244 që zhvillohet mëngjesin e së dielës në Nju Jork pritet me shumë interes, pasi do të ketë si duel kryesor përballjen mes Nate Diaz dhe Jorge Masvidal.

Një sfidë që pritet të nxjerrë luftëtarin gangster të këtij sporti, mes dy sportistësh që njihen për arrogancën e tyre në kafaz dhe jashtë saj.

Për këtë duel, UFC-ja ka përgatitur një gjerdan të veçantë, ku në të janë vendosur gërmat “BMF” (best motherfuc*er).

Ky gjerdan do të sillet në kafaz pas duelit nga një legjendë e sporteve luftarake dhe Dwayne Johnson, i njohur me nofkën “The Rock” (Shkëmbi), që aktualisht merr pjesë në WWE.

Duke folur për këtë sfidë, Nate Diaz, tha: “Nuk më intereson titulli material, ai gjerdan, pasi këtë titull e kam krijuar unë. Ky është një titull që më përket prej kohësh. Unë jam kampion dhe Jorge Masvidal është nënkampioni. Nga sot e tutje dua vetëm duele të mëdha, jo më sfida me qaramanë”.

-->