NBA, Basketbollisti ndez imagjinatën e tifozes (VIDEO)

Basketboll 10 Janar 2019 14:36

Detroit Pistons u mposht 107-119 nga San Antonio Spurs, me këta të fundit që u ngjitën në vend të gjashtë në Konferencën e Perëndimit.

Por, ka qenë një episod i ka kapur nga kamerat që ka vjedhur vëmendjen e mbi 2 milionë njerëzve që i kanë parë me kërshëri pamjet që u bënë virale në pak orë.

Ka qenë numri 12, LaMarcus Aldridge që u afrua pranë vijës anësore për të nisur lojën, por distanca e afërt me tifozët ka bërë që një fanse të mbetet gojëhapur nga përmasat e basketbollistit dhe trupi i tij muskulor ka ndezur imagjinatën e saj, aq sa për të shkrepur një foto si kujtim, apo për ta riparë në shtëpi!