NBA fillon sezonin e ri me dy super ndeshje, Clippers fitojnë derbin ndaj Lakers

Basketboll 23 Tetor 2019 09:01

Kampionati më i fortë në botë, ai amerikan NBA ka filluar sezonin e rregullt 2019/20 në basketboll.

Sezoni i ri në NBA ka filluar me dy super-ndeshje pas mesnatës të së martës, ku LA Lakers ka luajtur me LA Clippers, ndërsa Toronto Raptors ndaj New Orleans Pelicans.

Të dy takimet kanë qenë shumë të forta, me emocione dhe fituesi është zbuluar vetëm në fund.

NBA fillon sezonin e ri me dy super ndeshje, Clippers fitojnë derbin ndaj Lakers

Clippers kanë arritur ta fitojnë derbin lokal ndaj Lakers me rezultat 112:102 pas një paraqitje të mirë në çerekun e fundit, transmeton Telegrafi

Lojtari më i dalluar te Clippers ishte Kahwi Leonard me 30 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Lakers ishte Danny Green me 28 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër, ndeshja mes Toronto dhe Pelicans, përfundoi me fitoren e ekipit kanadez pas vazhdimeve me rezultat 130:122, pasi loja e rregullt përfundoi 117:117.

Në këtë ndeshje, lojtarët më të dalluar ishin Pascal Siakam me 34 pikë e 18 kërcime te Torono dhe Kyle Lowry me 22 pikë e 6 asistime.

-->