NBA / Lebron James tejkalon Bryant, Philly fiton ndaj Lakers

Lebron James bëri historinë në lojën e mbrëmshme mirpo nuk arriti t’i siguroj fitoren ekipit të tij ndaj Philadelphia 76-ers, shkruan Insporti.com
LA Lakers u mposhtën nga Sixers (108 – 91) të udhëhequr nga Ben Simmons i cili realizoi 28 pikë, 10 kërcime e 8 asistime.
Lebron James tejkaloi Koby Brayant, duke dalur në vendin e tretë në listën e top shënuesve të NBA. James, 35 vjeçar tani ka 33.655 pikë në elitën e basketbollit amerikan.
Në takimet tjera që u zhvilluan natën e kaluar, Chicago Bulls fituan ndaj Cleveland Cavaliers (118 – 106), Brooklyn Nets të udhëhequr nga Irving fituan kundër Detroit Pistons (121 – 111), Oklahoma City Thunder mposhti Minesota Timberwolves (113 – 104) me Chris Paul i cili realizoi double double (25 pikë, 10 asistime).